Politike

Këshilli i Ministrave liron nga detyra zv/ministren e Financave Adela Xhemali, ja nga kush zëvendësohet (EMRI)

Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave, në mungesë të kryeministrit Edi Rama.

12 Mars 2025, 15:34 Nga M.B
Këshilli i Ministrave liron nga detyra zv/ministren e Financave Adela
Foto ilustruese

TIRANA- Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra zv/ministren e Financave dhe ka emëruar pasardhësen e saj në post. Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave, në mungesë të kryeministrit Edi Rama.

Mësohet se Erjona Bejleri do të jetë zv/ministrja e re e Financave dhe vendimi hyn në fuqi menjëherë. Bejleri zëvendëson në këtë detyrë Adela Xhemalin, e cila po me vendim të ditës së sotme të Qeverisë (12 mars), është liruar nga detyra e zv/ministres.

VENDIMET E QEVERISË:

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Erjona Bejleri emërohet zëvendësministër i Financave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Adela Xhemali, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

keshilli i ministrave

Sondazh

Poll