12 Mars 2025, 17:01
Nga M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në nisje të mbledhjes së Kryesisë së PD-së se koalicioni për "Shqipërinë Madhështore" paraqitet para shqiptarëve me listën më dinjitoze. Berisha tha se koalicioni paraqitet me specialistë të shquar, me përfaqëues të inteligjencës shqiptare, të diasporës, të komuniteteve të ndryshme, dhe ndonjëherë nuk ka pasur ndonjë përfaqësi kaq të plotë para zgjedhësve shqiptarë. Ai shtoi se kjo garë elektorale ka si frymëzim programin e PD-së.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Koalicioni për ‘Shqipërinë Madhështore’ paraqitet para shqiptarëve me listën më dinjitoze që është paraqitur ndonjëherë kjo parti, me luftëtarë të vendosur të kauzave të drejta të kësaj partie, të cilët në 4 vite kanë bërë betejat më të fuqishme që ka njohur opozitarizmi në Shqipëri.
Paraqitet me specialistë të shquar, me përfaqëues të inteligjencës shqiptare, të diasporës, të komuniteteve të ndryshme, dhe ndonjëherë nuk ka pasur ndonjë përfaqësi kaq të plotë para zgjedhësve shqiptarë. Përfaqësohen gra të shquara, të rinj të vendosur dhe energjikë. Pra, kryesia do bëjë përzgjedhjen përfundimtare të këtyre kandidaturave dhe jam i bindur se impakti i tyre tek qytetarët shqiptarë do jetë i një fakti që ndez peshë, çon peshë zemrat e tyre.
Natyrisht kjo garë elektorale, e cila ka krijuar siç keni parë vetë një klimë të pashembullt nga ’90-a gjer sot, ka si frymëzim programin e PD, një program që në shtyllat e tij, në paketën e dhembshurisë, në shtyllën Made in Albania, Shqipëria Madhështore është programi në distancë më i mirë që kanë pasur ndonjëherë shqiptarët para tyre, dhe programi më realist.
sali berisha
Politike
12 Mars 2025, 17:00
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se procesi i listave të kandidatëve për deputet&eu...
Politike
12 Mars 2025, 16:38
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është pyetur nga gazetarët në hyrje të selisë blu lidhur me...
Politike
12 Mars 2025, 16:33
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, para mbledhjes në Kryesi, është shprehur se Dashnor Sula nuk &...
Politike
12 Mars 2025, 16:09
B.Z
PL
FIER - Një situatë e pazakontë është regjistruar këtë të mërkurë, në radhët e Partisë s...
Politike
12 Mars 2025, 15:45
B.Z
Vasil Sterjovski
TIRANË - Partia "Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian" me drejtues Vasil Sterjovski njoftoi këtë t&...
Politike
12 Mars 2025, 15:38
M.B
Monika Kryemadhi
TIRANA- Deputetja Monika Kryemadhi ka shpërndarë në profilet e saj në rrjetet sociale një shkrim të ish...
Politike
12 Mars 2025, 15:34
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra zv/ministren e Financave dhe ka emëruar pasardhësen e saj në po...
Politike
12 Mars 2025, 15:22
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Apeli i GJKKO-së ka shtyrë sërish seancën për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe biznesmenët...
Politike
12 Mars 2025, 15:17
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në Apelin e GJKKO vijon seanca për kryebashkiakun të Tiranës Erion Veliajt dhe biznesmenëve...
Politike
12 Mars 2025, 14:50
N.F
Ervin Demo
BERAT- Pas dorëheqjes së kryetarit të bashkisë së Beratit, Ervin Demo qeveria ka njoftuar sot KQZ p...