Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Risia më e madhe, bashkëpunimi i PD-së me kryemagjistarin e fitores, Chris LaCivita

Berisha tha se LaCivita mori përsipër këshillimin dhe organizimin e fushatës elektorale të PD-së dhe koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në mënyrë që fitorja që ai korri në SHBA, të pasohet nga një fitore e thellë edhe në Shqipëri.

12 Mars 2025, 17:11 Nga M.B
Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Risia më e madhe, bashkëpunimi i
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në mbledhjen e Kryesisë së PD-së se risia më e madhe në zgjedhje është bashkëpunimi i forcës së tij politike me Chris LaCivita. Berisha tha se vetëm 3-4 ditë pas ardhjes së Chris LaCivita kryeministri Edi Rama i ra tavolinës me grushte. Berisha tha se LaCivita mori përsipër këshillimin dhe organizimin e fushatës elektorale të PD-së dhe koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në mënyrë që fitorja që ai korri në SHBA, të pasohet nga një fitore e thellë edhe në Shqipëri.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur miq, betejat elektorale janë beteja luftarake. Ato kanë strategjinë e tyre. Në këtë kuadër, ajo që përbën dhe risinë më të madhe 34-vjeçare të betejave të PD është dhe bashkëpunimi i vendosur me kryestrategun e fitores elektorale më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, bashkëkryemagjistarin e fitores të presidentit Donald Trump, i cili mori përsipër këshillimin dhe organizimin e fushatës elektorale të PD dhe koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në mënyrë që fitorja që ai korri në SHBA, të pasohet nga një fitore e thellë edhe në Shqipëri.

Dhe kjo siç jeni dëshmitarë ju, e ka tmerruar kundërshtarin tonë në mënyrë të papërmbajtur. Shkallmoi! Vetëm 3-4 ditë pas ardhjes së Chris LaCivita ai i ra tavolinës me grushta dhe është bërë banor i një parku zoologjik me avertebrorë dhe qenie të tjera, të cilat nuk i shqiten nga mendja sepse duket se në koshmaren e tij përjeton momente shumë të vështira. Por 11 maji vjen dhe koalicioni firmos me 11 maj me ekipin që paraqitet një fitore të shkëlqyer.

sali berisha

Sondazh

Poll