12 Mars 2025, 14:19
Nga r.ll
erion veliaj
TIRANË- Në Apelin e GJKKO-së po zhvillohet seanca gjyqësorE për shqyrtimin e ankimimit të kryebashkiakut Erion Veliaj lidhur me ndryshimin e masës së sigurisë. Në sallën e gjyqit, Veliaj ka kërkuar që seanca të jetë hapur për mediat, pasi sipas tij nuk ka asnjë sekret në bisedat e telefonike me familjarët nga kabina e burgut.
Më tej, kryebashkiaku ka thënë se SPAK nuk ka marrë parasysh sulmet publike të Sali Berishës ndaj drejtësisë së re si prova të reja, duke u fokusuar vetëm në telefonatat dhe mesazhet e tij personale me familjen.
“Keni sjell “prova të reja”, kërkoj të sillni kamerat dhe kjo seancë të jetë e hapur për median. Silllni mediat që t’i deklaroj publikisht edhe para tyre përgjimet e kryera ndaj meje. Nuk kam asnjë sekret në bisedat e telefonike me familjarët e mi nga kabina burgut. Më izoluat 1 muaj në burg që të gjenit “prova të reja. Saliu e ofendoi SPAK dhe e akuzoi si organizatë kriminale, çfarë e gjeti? Pse nuk u konsideruan prova të reja sulmet e Berishës ndaj SPAK?”, raportohet se ka thënë Veliaj.
Në fund të seancës, gjyqtari Engert Pëllumbi do të japë vendimin për ankimimin e kryebashkiakut dhe 4 biznesmenëve të tjerë për ndryshim të masës së sigurisë. Veliaj dhe Elman Abule, ndaj të cilëve GJKKO caktoi masën "arrest në burg", ndodhen në seancë, ndërsa biznesmenët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi të cilët kanë masën "detyrim paraqitjeje", përfaqësohen nga avokatët. Bëhet me dije se në seancë janë të pranishëm edhe prokurori Ols Dado dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.
erion veliaj apeli i gjkko
Politike
12 Mars 2025, 14:04
r.ll
esmeralda demiraj
TIRANË- Esmeralda Demiraj, kryetarja e Lëvizjes së Gruas në Partinë e Lirisë, ka njoftuar sot se ka dhë...
Politike
12 Mars 2025, 13:34
r.ll
dashnor sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së depute...
Politike
12 Mars 2025, 13:13
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka miratuar në parim nismën për lidhjen e një marrëveshjeje kornizë p&eum...
Politike
12 Mars 2025, 12:51
r.ll
foto ilustruese e veliajt
TIRANË- Ka nisur në Apelin e Gjykatës së Posaçme seanca për kryebashkiakun e Tiranës, Erion ...
Politike
12 Mars 2025, 12:41
r.ll
agron malaj, termet peci
MAT- Myslym Zeneli është miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, si kryetar i komanduar i b...
Politike
12 Mars 2025, 12:23
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Fotoja e mësipërme është e kryebashkiakut të arrestuar socialist Erion Veliaj teksa futet në ambien...
Politike
12 Mars 2025, 12:22
r.ll
erion veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme ku ditën e sotme Apeli ...
Politike
12 Mars 2025, 10:54
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Mesnata e sotme është afati i fundit i partive politike për të dorëzuar në Komisionin Qendr...
Politike
12 Mars 2025, 10:53
r.ll
edi rama
KAVAJË- Kryeministri Edi Rama foli sot për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti në Vorë, ku sipa...
Politike
12 Mars 2025, 10:47
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se me anëtarësimin në BE bëhet fjalë për të marrë një pas...