Politike

Dorëheqja e kryetarit të bashkisë së Beratit, Qeveria njofton KQZ-në për vakancën

Demo do të jetë në listën e kandidatëve të PS për deputet për zgjedhjet e 11 majit ndërsa posti i kryebashkiakut do të mbetet i lirë.

12 Mars 2025, 14:50 Nga N.F
Dorëheqja e kryetarit të bashkisë së Beratit, Qeveria
Ervin Demo

BERAT- Pas dorëheqjes së kryetarit të bashkisë së Beratit, Ervin Demo qeveria ka njoftuar sot KQZ për vakancën në këtë bashki. Demo tha dorëheqjen pasi do të jetë në listën e kandidatëve të PS për deputet për zgjedhjet e 11 majit. Pas heqjes dorë nga detyra e Demos, posti i kryebashkiakut do të mbetet i lirë.

'Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Tiranë. Bashkëlidhur gjeni shkresën me nr.236/1 prot., datë 11.3.2024, të prefektit të qarkut të beratit, me lëndë "njoftim mbi dorëheqjen e kryetarit të bashkisë berat z. Ervin Demo", për ndjekje dhe veprim nga ana juaj sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi', thuhet në njoftim. 

Kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, ka dhënë dorëheqjen dje 11 mars nga posti i tij, duke dorëzuar zyrtarisht kërkesën në Këshillin Bashkiak.

Dorëheqja e kryetarit të bashkisë së Beratit, Qeveria

ervin demo

Sondazh

Poll