Sport

VIDEO/ Thuram dhe Calhanoglu i çojnë zikaltrit në çerekfinale të Champions

Inter-Feyenoord 2-1. Skuadra e Inzaghit në mesin e tetë më të mirëve në Evropë, ndeshja e radhës është kundër Bayern Munichut

11 Mars 2025, 23:50 Nga DOSJA
VIDEO/ Thuram dhe Calhanoglu i çojnë zikaltrit në

ITALI - Interi u kualifikua në çerekfinalet e Champions League, duke mposhtur 2-1 Feyenoord në ndeshjen e dytë të fazës së 16-të , duke përsëritur suksesin e ndeshjes së parë në Roterdam.

Zikaltrit e Inzaghit kaluan në epërsi në minutën e 8-të me një gjuajtje me këmbën e djathtë të Thuram në këndin e sipërm dhe ishte afër dyfishimit të rezultatit pak më vonë me Taremin.

Para pushimit, skuadra e Van Persie gjeti golin e barazimit me një penallti të fituar dhe shndërruar në gol nga Moder, por në fillimin e pjesës së dytë - sërish nga pika - Interi u rikthye përpara me Calhanoglu. Në çerekfinale Interi do të ketë sfidën e dyfishtë ndaj Bayern Munichut.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll