Sport

VAR-i 'protagonist' në klasiken Tirana - Vllaznia, nuk ka gola në “Elbasan Arena”...

Mbyllet në barazim 0-0 klasikja e futbollit shqiptar. Vllaznia ngjitet në kuotën e 50 pikëve, ndërsa Tirana shkon 30 pikë.

11 Mars 2025, 19:28 Nga DOSJA
VAR-i 'protagonist' në klasiken Tirana - Vllaznia, nuk ka gola

ELBASAN - Në “Elbasan Arena” nuk ka fitues në klasiken mes Tiranës dhe Vllaznisë, që përfundon 0-0, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 29-të të Superiores.

Tirana nuk arrin të marrë më shumë se një pikë në “Elbasan Arena” përballë Vllaznisë. Bardheblutë shënuan dy herë në pjesën e parë, fillimisht me Jarmuoni dhe më pas me Ernest, por në të dy rastet ndërhyn VAR, që anulon golat për pozicion jashtë loje.

Pavarësisht përpjekjeve në pjesën e dytë, si Tirana edhe Vllaznia nuk arrijnë të shënojnë. Mbyllet në barazim 0-0 klasikja e futbollit shqiptar. Vllaznia ngjitet në kuotën e 50 pikëve, ndërsa Tirana shkon 30 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll