Sport

Laçi dhe Egnatia bëjnë "paqe" në Kurbin, në fund ndajnë nga më një pikë…

11 Mars 2025, 18:50 Nga DOSJA
Laçi dhe Egnatia bëjnë "paqe" në Kurbin, në

KURBIN - Edhe pse e kërkoi më shumë fitoren, Laçi duhet të kënaqet me një pikë në ndeshjen me Egnatian, e cila u tregua mjaft cinike, duke i ndëshkuar kurbinasit në momentin kur bardhezinjtë po i shkonin shumë pranë golit të dytë.

Laçi shënoi me Mjakin në minutën e 34-të të takimit, me pjesën e pare, që u mbyll me avantazhin e kurbinasve. Në pjesën e dytë rrogozhinasit barazuan rezultatin me Jahaja në minutën e 55-të. I gjithë takimi përfundoi në barazim 1-1, rezultat ky që nuk u pëlqeu kurbinasve.

Pas këtij barazimi Egnatia mban vendin e parë me 53 pikë, ndërsa Laçi shkon në kuotën e 32 pikëve në vendin e 6-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll