Sport

Një minutë heshtje në kujtim të Carles Minarro para sfidës Barcelona-Benfica!...

Respekt për doktorin e FC Barcelona që humbi jetën, një moment i bukur është përjetuar në stadiumin Olimpik Lluís Companys

11 Mars 2025, 20:22 Nga DOSJA
Një minutë heshtje në kujtim të Carles Minarro para

SPANJE - Kujtim emocional nga tifozët e Barcelonës për të ndjerin Carles Minarro.

Përpara ndeshjes së Champions League mes FC Barcelona dhe Benfica, stadiumi olimpik Lluís Companys nderoi njeriun që deri këtë të shtunë ishte një tjetër anëtar i stafit stërvitor të katalanasve.

Vetëm duartrokitjet thyen heshtjen respektuese të një stadiumi, ku flamujt valëviteshin në gjysmështizë për të kujtuar doktor Minarro.

Mjeku Carles Minarro vdiq papritur në moshën 53-vjeçare për shkak të një ataku kardiak në hotelin Meliá de Pedralbes, para një takimi që Barça do të luante kundër Osasunës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll