Sport

"Unë apo një PlayStation 5?" Klubi skocez ndan imazhin e yllit të OnlyFans…

Klubi i futbollit modest Clyde, nga divizioni i 4-të, përjetoi një situatë qesharake që gjeneroi mijëra ndërveprime në vetëm pak minuta.

11 Mars 2025, 13:30 Nga DOSJA

"Unë apo një PlayStation 5?" Klubi skocez ndan imazhin e

SKOCI - Klubi i futbollit Clyde, një klub modest në divizionin e 4-të skocez, ka qenë në një situatë qesharake ditët e fundit.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, ajo emblemë 'ritweetoi' një postim të Sophie Rain, një prej personazheve më të njohur të OnlyFans, ku ajo kishte shpërndarë një foto të saj me mbishkrimin: "Unë apo një PlayStation 5?".

Postimi pati mijëra ndërveprime në një hark të shkurtër kohe, gjë që e bëri Clyde të lëshonte një deklaratë, ku sqaronte se po heton rastin. "Ne jemi të vetëdijshëm për përmbajtje të diskutueshme që u shpërndanë në llogarinë X të klubit këtë mëngjes.

Eshtë e panevojshme të thuhet se kjo përmbajtje nuk pasqyron pikëpamjet e klubit. Është nisur një hetim për të kuptuar burimin e këtij aktiviteti.

Ne do të donim të përfitonim nga ky rast për të dënuar abuzimin që i është drejtuar ekipit që menaxhon kanalet tona të mediave sociale, veçanërisht atyre që nuk kanë as akses në llogarinë tonë X".

"Unë apo një PlayStation 5?" Klubi skocez ndan imazhin e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll