Sport

Flick kujton mjekun e Barçës që vdiq papritur: “Do të luajmë për të”…

Trajneri dëshiron t'ia kushtojë fitoren ndaj Benficës, Carles Minarro, i cili u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare.

11 Mars 2025, 13:00 Nga DOSJA
Flick kujton mjekun e Barçës që vdiq papritur: “Do

SPANJE - Konferenca për shtyp e Hansi Flick filloi të hënën me një minutë heshtje në nderim të Carles Minarro, mjekut të Barcelonës, i cili vdiq në moshën 53-vjeçare pas një ataku kardiak.

Pas atij momenti, trajneri i katalanasve tregoi se dëshiron t'ia kushtojë fitoren ndaj Benficës, në ndeshjen e kthimit të kësaj të marte (18:45), për 1/16-tat e Champions League.

"Presidenti tha diçka në dhomën e zhveshjes të dielën dhe dje fola me ekipin. Është një humbje e madhe për ne dhe një mjek i madh. Ai ishte një pjesë thelbësore. Do të na mungojë. Ai do të na mbështesë. Ne duam të luajmë për të. Në këtë situatë është shumë e rëndësishme të fitojmë",- tha trajneri, duke garantuar se skuadra "po përballet mirë" me situatën.

Është e rëndësishme të kujtojmë se vdekja e Carlos Minarro ndodhi pak para ndeshjes kundër Osasuna, e cila përfundoi duke u shtyrë. Këtë të mërkurë, Barcelona do të presë Benficën me një gol avantazh, të arritur me fitoren 1-0 në Luz.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll