Sport

Koeman i pamëshirshëm për Zirkzee: "Ai nuk e meriton thirrjen në ekipin kombëtar"

Trajneri i Kombëtares së Holandës kritikon yllin e Man.United

11 Mars 2025, 12:00 Nga DOSJA
Koeman i pamëshirshëm për Zirkzee: "Ai nuk e meriton

HOLANDE - Ronald Koeman, trajneri i Holandës, është një nga trajnerët më të drejtpërdrejtë në futbollin botëror. Ai rrallë lë diçka pa thënë, edhe nëse ajo që thotë mund të lëndojë' lojtarët e tij, siç bëri me sulmuesin e Manchester United, Joshua Zirkzee.

Trajneri nuk ka qenë i kënaqur me paraqitjet e 23-vjeçarit në Old Trafford dhe thotë se do të duhet të bëjë më shumë për t'u futur në kombëtaren holandeze.

"Ai nuk është në parazgjedhje sepse nuk mendoj se është mjaftueshëm i mirë për të qenë aty për momentin. Sidomos duke monitoruar hapësirën, kur kthen ose kalon. Zakonisht i mungon pasimi," filloi ai.

"Kemi shumë qendërmbrojtës dhe mesfushorë, por jemi të kufizuar në sulm. Por, edhe pse kështu, unë mendoj se ai duhet ta meritojë thirrjen. Dhe mendoj se për momentin nuk e meriton thirrjen. Është diçka që mund të ndryshojë në një periudhë tjetër konkurruese, padyshim", tha ai për yllin, i cili është thirrur në tre grumbullimet e fundit të ekipit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll