Sport

Ja kush është lojtari te Barça, që Benfica i “frikësohet” më shumë…

Trajneri portugez nuk e sheh si rrezik vetëm treshen përpara, por edhe dirigjentin e mesfushës

11 Mars 2025, 11:00 Nga DOSJA
Ja kush është lojtari te Barça, që Benfica i

SPANJE - Trajneri i Benficas, Bruno Lage, nuk ka frikë vetëm nga sulmuesit e Barçës, të cilët i ka lavdëruar mjaft.

Ai që e ka mes vetullave është magjistari i mesfushës së Barçës, çka e detyron të përgatitet ndryshe për ndeshjen ndaj Blaugranasve. Është e qartë se është Pedri, MVP i ndeshjes së parë.

Mesfushori Pedri González është rreziku që Bruno Lage sheh në mesin e fushës. Eshtë lojtari nga Ishujt Kanarie që i detyron trajnerin portugez të përgatiten më mirë për ndeshjen. "Kjo nuk ndryshon asnjë dinamikë të lojës, por (Pedri) na bën të përgatisim lojtarët tanë më mirë."

Megjithatë, edhe Bruno Lage i ka vlerësuar sulmuesin e Barçës, veçanërisht figurën e Raphinhas, ndonëse nuk është i befasuar nga niveli në të cilin ndodhet braziliani.

“Unë e njoh Raphinhann që kur ai luajti në Sporting, por ai po bën një punë të jashtëzakonshme edhe te Barça”.

Trajneri portugez thotë se pret një ndeshje me mundësi për skuadrën e tij dhe ka besim në shanset e skuadrës për ta kthyer barazimin.

Lage ka shprehur edhe një herë ngushëllimet e tij për vdekjen e mjekut të Barçës dhe thotë se skuadra e Hansi Flick do të dalë në fushë me një motiv shtesë për t'ia kushtuar fitoren Minarro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll