Politike

"Sorosi i fshehur pas Roberta Metsolas vazhdon lobon si diversant", Rama ironizon: Si ka mundësi që PE vendos të hapë zyrë në një narkoshtet?!

Rama gjatë fjalës së tij ngriti "pikëpyetjen" se si ka mundësi që Parlamenti Evropian hap një zyrë në një narkoshtet siç e quan qeverinë opozita.

11 Mars 2025, 08:52 Nga N.F
"Sorosi i fshehur pas Roberta Metsolas vazhdon lobon si diversant",
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama teksa bëri me dije se Parlamenti Evropian do të hapë zyrën e Ballkanit Perëndimor në Tiranë nuk nguroi të ironizojë opozitën. Rama gjatë fjalës së tij ngriti "pikëpyetjen" se si ka mundësi që Parlamenti Evropian hap një zyrë në një narkoshtet siç e quan qeverinë opozita.

Sa i përket Alex Sorosit, Rama ironizoi deklaratat e opozitës duke e quajtur atë si një person që fshihet pas presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsolas dhe lobon si diversant.

"Është në krenarinë tonë të madhe që të bëhemi vend mikëprites së zyrës së PE në Tiranë, e cila do të shërbejë si pikë kyçe kontakti mes zyrës së PE dhe të gjitha parlamenteve në Ballkanin Perëndimor. Si ju duket kjo ju, që PE vendos të hapë zyrë në një narkoshtet?!

Si ka mundësi, Sorosi i fshehur pas Roberta Metsola dhe PE që vazhdon lobon si diversant?! PE konfirmon një strategji më të gjerë të BE dhe nga ana tjetër përcakton padiskutim Shqipërinë si një pikë referimi jashtë perimetrit të BE dhe si vendin që së shpejti do të jetë anëtar i BE," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll