Politike

Zgjedhjet e 11 Majit/ Kryesia e PL-së merr vendimin, Ilir Meta kandidat për deputet në listën e hapur, Qarku Tiranë

Bëhet me dije se Meta do të kandidojë për deputet në listën e hapur të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në zgjedhjet e datës 11 Maj 2025.

10 Mars 2025, 20:21 Nga B.Z
Zgjedhjet e 11 Majit/ Kryesia e PL-së merr vendimin, Ilir Meta kandidat
Ilir Meta

TIRANË - Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të jetë kandidat për deputet në listën e hapur, Qarku Tiranë. Vendimi është miratuar këtë të hënë nga Kryesia e Partia e Lirisë. 

Bëhet me dije se Meta do të kandidojë për deputet në listën e hapur të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në zgjedhjet e datës 11 Maj 2025.

‘Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi sonte vendimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta për të qenë kandidat për deputet në listën e hapur, Qarku Tiranë, të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 Maj 2025’, thuhet në njoftimin e PL.

Më herët Berisha deklaroi se Meta, do të vendosej në listën e sigurt të koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike për shkak edhe të rrethanave të tij, duke qenë nën masën e arrestit por siduket president i PL-së ka refuzuar. Ai i ka qëndruar deri në fund dëshirës së tij për të qenë në listën e hapur.

 

ilir meta pl zgjedhje 11 maj

Sondazh

Poll