Politike

"Dëmtimin e mardhënies Shqipëri-Greqi e vuajnë shqiptarët"/ Noka: Qeveria nuk duhet të ketë guxim t'ju kërkojë votën emigrantëve

Noka ngriti akuza se qeveria vodhi dy herë zgjedhjet në Himarë, dhe ndaj mardhënia me vendin fqinj është prishur. Noka thotë se dëmtimin e mardhënies mes dy vendeve e vuajnë shqiptarët dhe qeveria nuk duhet të ketë guxim që të kërkojë votën e emigrantëve shqiptarë që jetojnë atje. 

10 Mars 2025, 19:52 Nga B.Z
"Dëmtimin e mardhënies Shqipëri-Greqi e vuajnë
Flamur Noka

TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është ndalur gjatë fjalës së tij në Kuvend edhe në mardhëniet Shqipëri-Greqi nga arrestimi i Belerit.

Noka ngriti akuza se qeveria vodhi dy herë zgjedhjet në Himarë, dhe ndaj mardhënia me vendin fqinj sipas tij është prishur. Noka thotë se dëmtimin e mardhënies mes dy vendeve e vuajnë shqiptarët dhe qeveria nuk duhet të ketë guxim që të kërkojë votën e emigrantëve shqiptarë që jetojnë atje. 

Noka është ndalur edhe te të ardhurat në vend, teksa thotë se Shqipëria që mori PD në 2005 ishte vend me të ardhura të ulëta dhe kur dorëzuan pushtetin në duart e PS Shqipëria ishte vend me të ardhura të mesme të larta, që sipas tij ia kalonte edhe dy vendeve të BE, Bullgarisë dhe Rumanisë, ndërsa sot kjo nuk ekziston më.

Sipas Nokës, sot Shqipëria është vend me të ardhura të ulëta dhe është kthyer ndër më të ulëtat se ka qenë dikur, dhe gjithashtu është ndër më të ulëtat në rajon.

Pjesë nga fjala e Nokës

Qeveria e Sali Berishës i ka dyfishuar pensionet në 8 vite pushtet. Qeveria e narkosit, e këtyre hajdutëve që janë të gjithë kandidatë për burg, as indeksim të inflacionit në çdo vit nuk ju ka bërë pensionistëve. Dhe me pafytyrësi thonë kemi rritur pensionet. Po kujt ia ke rrit? Se shqiptarëve, jo.

Tani, u kujtua përpos mashtrimeve, do t’i rrisim, premtojmë. Po ku ishit ju 12 vjet? Ku ishit ju që nuk bëtë asgjë, që u tallët me shqiptarët? Që e kishit mendjen për të vjedhur?

Përpiqet që të tregojë edhe për Greqinë tani, se do ndërtokan marrëdhënie. Po jo, mor zotëri. Kush i  prishi marrëdhëniet me fqinjin tonë grek që ne shqiptarët si fqinjë me ta jemi të dënuar të shkojmë mirë, edhe pse nuk do qeveria e narkosit.

E burgosët more, Belerin. I prishët me Greqinë, se duhej marrë Gjipeja. Pas gjithë lojrave me Greqinë edhe me Belerin është vetëm një gjë, Gjipeja duhej rrëmbyer nga narkosi këtu në krye dhe familja e tij. Po, duhej rrëmbyer Gjipeja dhe duheshin mbrojtur batërditë që ishin bërë për pronat. Prandaj, dy herë i vodhët zgjedhjet në Himarë.

Po kush e vuan këtë dëmtim të marrëdhënieve Shqipëri-Greqi?

E vuajnë të gjithë shqiptarët që jetojnë në Greqi, dhe që narkosi me horrat e tij shkon edhe iu kërkon edhe votën tani.

Po ku ishte dëgjuar ndonjëherë? As edhe në librat e fantashkencës që të thuhet që, ne i kemi rritur të ardhurat 5 herë më shumë se sa i gjetëm.

Shqipëria që morëm ne në 2005 ishte vend me të ardhura të ulëta. Kur ne dorëzuam pushtetin ua dorëzuam Shqipërinë vend me të ardhura të mesme të larta, që ia kalonte edhe dy vendeve të BE, Bullgarisë dhe Rumanisë.Ku është Shqipëria e narkosit sot?

Shqipëria e narkosit sot është vend me të ardhura të ulëta, është kthyer ndër më të ulëtat si ka qenë dikur, dhe është ndër më të ulëtat në rajon.

flamur noka pd te ardhura

Sondazh

Poll