10 Mars 2025, 17:41
Nga M.B
Joshua Roberts
DURRËS- Avokatët kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, e kanë vizituar këtë të fundit në ambientet e paraburgimit në Durrës, një ditë përpara seancës së apelit për shqyrtimin e kërkesës së tij për lirim me kusht. I pranishëm në takim ishte dhe Joshua Roberts, përfaqësues i studios ligjore amerikane "Kasowitz Benson Torres LLP".
Roberts tha për mediat pas takimit se ndodhet në Shqipëri si vëzhgues dhe theksoi rëndësinë e respektimit të standardeve ligjore ndërkombëtare. Ai shtoi se mbajtja e një politikani në paraburgim pa akuza të qarta dhe pa një rrezik të justifikuar është në kundërshtim me parimet e shtetit ligjor dhe demokracisë.
“Në Shtetet e Bashkuara, sipas Kushtetutës dhe legjislacionit amerikan, akuzat penale ngrihen vetëm kur ekziston një shkak i arsyeshëm që një vepër penale është kryer. Gjithashtu, ndalimi i qytetarëve para gjykimit ndodh vetëm nëse ata paraqesin rrezik arratisjeje ose rrezik për shoqërinë... Nesër do të ndjek nga afër argumentet e apelit për çështjen e Kryetarit Veliaj”, tha Roberts.
Arrestimi i Veliajt
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
joshua roberts
Politike
10 Mars 2025, 17:42
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, ka kërkuar kryeministrin Edi Rama që të paraqitet në seancën plena...
Politike
10 Mars 2025, 17:36
E. D
Edi Rama
LEZHË- Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ishte në Lezhë, në inspektim e rrugës Rrile-Hidrovor e cila lidh supe...
Politike
10 Mars 2025, 17:37
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës në seancën plenare, tha se mazhoranca me anë të ligje...
Politike
10 Mars 2025, 17:31
M.B
Taulant Balla
TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i kërkoi opozitës të mos bë...
Politike
10 Mars 2025, 17:25
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuza kundrejt qeverisë së kjo e fundit ka rritur pagat e...
Politike
10 Mars 2025, 17:19
B.Z
Sula
TIRANË - Deputeti Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist, Andis Harasani. Nga foltorja e Kuve...
Politike
10 Mars 2025, 17:14
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur nga Kuvendi në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputetit ...
Politike
10 Mars 2025, 17:11
B.Z
Kuvendi
TIRANË - Kuvendi është mbledhur edhe këtë të hënë në seancë plenare. Në nisje të seanc&...
Politike
10 Mars 2025, 17:11
M.B
Kuvendi
TIRANA- Ka nisur seanca plenare e ditës së sotme sot në Kuvend. Në rendin e ditës të seancës plenare ësht&e...
Politike
10 Mars 2025, 17:00
M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Në Komisionin e Medias, u zhvillua sot seanca dëgjimore me kandidatët për anëtarë të K&e...