Aktualitet

VIDEO/ Sherr mes nxënësve të shkollës "Sami Frashëri" në kryeqytet, të miturit godasin njëri-tjetrin me shkelma dhe grushta

Sipas informacioneve, sherri mes nxënësve të kësaj shkolle ka ndodhur pas mbarimit të mësimit.

10 Mars 2025, 14:53 Nga r.ll
VIDEO/ Sherr mes nxënësve të shkollës "Sami
foto nga sherri

TIRANË- Një konflikti i dhunshëm mes disa të miturve ka ndodhur ditën e sotme jashtë shkollës "Sami Frashëri" në kryqytet. Sipas informacioneve, sherri mes nxënësve të kësaj shkolle ka ndodhur pas mbarimit të mësimit.

Siç shihet edhe në pamjet fëmijët kanë goditur njëri-tjetrin me shkelma dhe grushte. Ndërkohë konflikti mes tyre ka ndodhur në rrugë ku qarkullojnë edhe automjete. 

Pak muaj më parë një konflikt i tillë pranë shkollës "Fan Noli" rezultoi me pasoja fatale, ku 14-vjeçari Mario Përlleshaj goditi për vdekje me thikë bashkëmoshatarin e tij, Martin Canin. 

sami frasheri sherr mes nxenesve ne tirane

Sondazh

Poll