Aktualitet

EMRI/ Tentoi të nxirrte nga Shqipëria mbi 220 mijë euro të padeklaruara, arrestohet 36-vjeçari në Portin e Durrësit, dyshohet se paratë ishin produkt i veprimtarive kriminale

Policia bën me dije se nga kontrollet e imtësishme të arrestuarit iu gjetën në çantën e shpinës 223 200 euro.

10 Mars 2025, 10:36 Nga N.F
EMRI/ Tentoi të nxirrte nga Shqipëria mbi 220 mijë euro të
Parate e sekuestruara

DURRËS- Një 36-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme ne Portin e Durrësit. Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur pasi ai ka tentuar të nxjerrë nga Shqipëria 220 mijë euro të padeklaruara.

Policia bën me dije se nga kontrollet e imtësishme të arrestuarit iu gjetën në çantën e shpinës 223 200 euro. Më tej bëhet me dije se i arrestuari është identifikuar si Mariglent Daiu. Dyshohet se paratë e sekuestruara ishin produkt i veprimtarive kriminale.

Njoftimi: 

Port, Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Aseti”. Sekuestrohen 223 200 euro të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale. Arrestohet 36-vjeçari, rezident në Itali, që tentoi t’i nxirrte paratë nga Shqipëria, pa i deklaruar në pkk.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve ne kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me autoritetet doganore, finalizuan operacionin “Aseti”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi shqiptar, M. D., 36 vjeç, rezident në Itali, sepse iu gjetën në çantën e shpinës, 223 200 euro që tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar në pkk. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, ku vijojnë hetimet për të përcaktuar burimin e këtyre parave.

mariglent daiu

Sondazh

Poll