Aktualitet

Vodhën shtëpitë e 49 VIP-ave në Francë dhe Belgjikë/ Goditet banda kriminale "Nikla", në pranga shtatë shqiptarë, "koka" e grupit ishte Edison Pula

Vjedhjet e tyre dyshohet se arrijnë vlerën e më shumë se një milion eurove.

10 Mars 2025, 13:41 Nga r.ll
Vodhën shtëpitë e 49 VIP-ave në Francë dhe
edison pula

FRANCË- Gjashtë anëtarë të dyshuar të një bande kriminale shqiptare të quajtur "Nikla", janë arrestuar në Francë pasi akuzohet si autorë për rreth pesëdhjetë vjedhje të banesave luksoze dhe shtëpive të personazheve "VIP" në Francë dhe Belgjikë. Kreu i kësaj bande kriminale ishte Edison Pula. Vjedhjet e tyre dyshohet se arrijnë vlerën e më shumë se një milion eurove.

Sipas informacioneve, arrestimet u kryen në dy episode të ndryshme: dy persona u arrestuan më 20 janar në Luksemburg në bazë të urdhërarresteve evropiane të lëshuara nga një gjykatë në Reims të Francës. Ndërkohë pesë të dyshuar të tjerë u morën në paraburgim të martën në zonën metropolitane të Reims.

Edison Pula, kreu i këtij grupi u kap më 20 janar të këtij viti në Luksenburg për llogari te Francës. Ai ishte arratisur më parë nga burgu i Trevisos në Itali në qershor 2022. Ai kërkohej gjithashtu nga Interpoli për tentativë vrasje në Shqipëri. ADN-ja e tij, e gjetur në më shumë se 30 vende vjedhjesh midis qershorit 2022 dhe shtatorit 2024, çoi në identifikimin e tij. Shumica e vjedhjeve kanë ndodhur në rajonin Grand Est dhe në zonën e Parisit.

Konfiskimet nga kërkimet dhe kontrollet e ndryshme vlerësohen në mbi 650,000 euro dhe përfshijnë bizhuteri të vjedhura, orë me vlerë të lartë, mallra lëkure luksoze, para të gatshme dhe automjete. Autoritetet deklarojnë se banda është përgjegjëse për mbi 49 vjedhje, me humbje totale që kalojnë një milion euro. Sipas mediave të huaja, pre e këtyre grabitjeve kanë rënë edhe vila rezidenciale të figurave publike në Francë por edhe në Belgjikë, por edhe futbolliste te njohur, këngëtarë, pilotë të Formula Uno 

edison pula vjedhje ne france

Sondazh

Poll