Aktualitet

Projekti i ri në hyrje të Shkodrës, IKMT vijon aksionin për prishjen e objekteve

Drejtori i IKMT për rajonin e Shkodrës, Emiljano Nika është shprehu se pas daljes së shpronësimeve tashmë janë 10 objekte të cilat do të prishen përgjatë gjithë vijës së sheshit të ndërtimit të hyrjes së qytetit.

10 Mars 2025, 11:03 Nga N.F
Projekti i ri në hyrje të Shkodrës, IKMT vijon aksionin për
Shkoder

SHKODËR- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKTM ka vijuar ditën e sotme me aksioni i prishjes së ndërtimeve në Shkodër për lirimin e hapësirave në kuadër të projektit të hyrjes së qytetit. Drejtori i IKMT për rajonin e Shkodrës, Emiljano Nika është shprehu se pas daljes së shpronësimeve tashmë janë 10 objekte të cilat do të prishen përgjatë gjithë vijës së sheshit të ndërtimit të hyrjes së qytetit. Sipas tij është gjetur mirëkuptimi me pronarët e këtyre objekteve. 

“Kanë përfunduar të gjithë procedurat pe shpronësimit dhe sot ka nisur puna për prishjen e objekteve që bëhen pengesë për projektin. Janë 10 subjekte të shpronësuara dhe sot nis puna për prishjen e tyre. Vijojnë aksionin pa ndërprerje për pastrimin e liqenit dhe lumin Buna, pra vijon puna me dy fronte”, ka deklaruar ai.

Nika shtoi se prishje do të ketë edhe përgjatë brigjeve të liqenit të Shkodrës dhe lumenjve. Investimi është mbi 5 milion euro dhe synon rikualifikimin e hyrjes, si dhe transformimin e bregut perëndimor të liqenit.

ikmt shkoder

Sondazh

Poll