Politike

Çështja "Buka"/ Shtyhet seanca në GJKKO për Arben Ahmetaj, shkak mungesa e gjyqtarit

Në këtë çështje Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim te detyrës” gjatë procedurës së privatizimit të ndërmarrjes “Buka sha”, duke sjellë një dëm prej miliona euro në buxhetin e shtetit.

10 Mars 2025, 10:47 Nga N.F
Çështja "Buka"/ Shtyhet seanca në GJKKO për
Ahmetaj

TIRANË- Seanca e sotme në GJKKO për çështjen "Buka" ndaj ish-zv.kryeministrin në arrati, Arben Ahmetaj është shtyrë. Mësohet se seanca është shtyrë përshkak se se mungonte gjyqtari i çështjes, Eron Çela. Raportohet se gjyqtari është  me leje të zakonshme. 

Në këtë çështje Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim te detyrës” gjatë procedurës së privatizimit të ndërmarrjes “Buka sha”, duke sjellë një dëm prej miliona euro në buxhetin e shtetit. Ahmetaj fillimisht në cilësinë e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes e më pas të ministrit të Ekonomisë dhe Financave, akuzohet se shkeli legjislacionin në fuqi. Për këtë dosje SPAK kërkon dërgimin në gjyq të ish ministrit të Ekonomisë dhe Financave nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

arben ahmetaj gjkko

Sondazh

Poll