Politike

"Anëtarësimi në BE, çështje ekzistenciale për popullin shqiptar", Rama: Nuk ka kapacitete jashtë PS që mund të flasin me botën

Rama tha se një mandat tjetër për PS, siguron që mos të ketë asnjë luhatje lidhur me procesin e anëtarësimit në BE.

10 Mars 2025, 09:14 Nga r.ll
"Anëtarësimi në BE, çështje ekzistenciale
edi rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama u shpreh se 11 maji duhet të jetë vula e vullnetit të popullit për ti dhënë mandatin e katërt Partisë Socialiste. 

Rama tha se një mandat tjetër për PS, siguron që mos të ketë asnjë luhatje lidhur me procesin e anëtarësimit në BE. Integrimin, kryeministri e cilësoi si një çështje ekzistenciale për popullin shqiptar. 

Ai theksoi se deri në përfundimin e negociatave mbetet e rëndësishme se kush qeveris vendin, duke shtuar se përveç PS nuk ka forcë tjetër politike të aftë për të folur me botën. 

"11 Maji duhet të jetë vula e vullnetit popullor për ti dhënë mandatin e katërt Partisë Socialiste me një mbështetje si asnjëherë më parë në mënyrë që ne të mbyllim procesin që të mos kemi asnjë luhatje, asnjë ditë të humbur, nëse humbasin muajin ajo dritare mbyllet. Nëse mbyllet nuk dimë nëse hapet më. Anëtarësimi në BE sot është më shumë se asnjëherë, çështje ekzistenciale për popullin shqiptar. Është vënë në lëvizje gjeopolitika botërore. Në këto momente qofte për BE apo NATO, zëri ynë dhe prania jonë, pozicioni ynë i palëkundur nga "kua kuatë", është themelor. Nuk ka kapacitete tjera jashtë PS që sot të flasin me botën. Pa u futur në BE, mbetet e rëndësishme kush qeveris në Shqipëri. Ka rëndësi kush qeveris në Shqipëri për reformën në drejtësi. Të tjerët janë betuar të kthejnë reformën dhe të shkrijnë SPAK apo insitucionet e drejtësisë. Kjo sepse hallet me drejtësinë i kanë më të mëdha se lidhja me interesin publik," tha Rama.

edi rama grupi parlamentar i ps

Sondazh

Poll