Politike

"Ne jemi garancia e reformës në drejtësi," Rama: Nuk ka makijazh trumpist që ndryshon kënetën!

Rama shtoi se opozita ka thënë që do shkrijnë reformën në drejtësi dhe do neutralizojnë SPAK. Sipas tij kjo mund të bëhet vetëm nga forca që hallet e tyre me drejtësinë i ka më të mëdha sesa lidhjet e tyre me interesin kombëtar dhe interesin publik.

10 Mars 2025, 10:11 Nga N.F
"Ne jemi garancia e reformës në drejtësi," Rama: Nuk ka
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se PS-së është garancia e reformës në drejtësi. Rama shtoi se opozita ka thënë që do shkrijnë reformën në drejtësi dhe do neutralizojnë SPAK. Sipas tij kjo mund të bëhet vetëm nga forca që hallet e tyre me drejtësinë i ka më të mëdha sesa lidhjet e tyre me interesin kombëtar dhe interesin publik.

Rama gjithashtu komentoi edhe për drejtuesin e fushatës politike të PD, Chris LaCivita. Sipas Ramës nuk ka turist që vjen me kushedi ca page nga Amerika për të bërë një makijazh trampist të fushatës së opozitës. Rama tha se thelbi që e ndan opozitën që e cilësoi si kënata nga PS është se nëse Shqipëria do të bëhen anëtarë të BE duke mbyllur negociatat në 2027 apo nëse do mbetet si ndonjë shtet në rajon që e ka të ardhmen të paqartë.

"Ne jemi garancia e reformës në drejtësi, të tjerët kanë thënë që do shkrijnë reformën në drejtësi dhe do neutralizojnë SPAK. Kjo mund të bëhet vetëm nga forca që hallet e tyre me drejtësinë i ka më të mëdha sesa lidhjet e tyre me interesin kombëtar dhe interesin publik. Këto forca janë të shpallur dhe i njeh gjithë bota. Nuk ka truk mediatik dhe propagandistik, nuk ka turist që vjen me kushedi ca page nga Amerika për të bërë një makijazh trampist të fushatës së atyre forcave që ndryshon këtë thelb.

Ky është thelb i ndarjes së dites me natën mes nesh dhe kënetën. Por ky është edhe thelbi që ndan nëse Shqipëria dhe shqiptarët do të bëhen anëtarë të BE duke mbyllur negociatat në 2027 apo nëse do mbetet si ndonjë shtet në rajon që e ka të ardhmen të paqartë. Ne nuk jemi Bosnja, ne jemi Shqipëria dhe kemi mundësitë për të shfrytëzuar atë dritare," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll