Politike

Rama: Asnjë deputet që ka marrë një mandat në PS nuk do të jetë në listën e mbyllur

Rama tha se ende nuk është përmbyllur gjithë procesi, ndërsa iu bëri thirrje socialistëve që nëse nuk duan apo nuk pranojnë të jetë në listën e hapur duhet të lajmërojnë drejtuesit politik.

10 Mars 2025, 09:22 Nga N.F
Rama: Asnjë deputet që ka marrë një mandat në PS nuk do
edi rama

TIRANË- Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, kryeministri Edi Rama ka folur edhe lidhur me listat e hapura dhe të mbyllura të kësaj force politike. Rama tha se ende nuk është përmbyllur gjithë procesi, ndërsa iu bëri thirrje socialistëve që nëse nuk duan apo nuk pranojnë të jetë në listën e hapur duhet të lajmërojnë drejtuesit politik.

Më tej shtoi se asnjë deputet në gjininë mashkullore që ka marrë një mandat në Partinë Socialiste nuk do të jetë në listën e mbyllur, ndërsa theksoi se luftën duhet ta bëjnë ata që kanë shumë eksperiencë.

"Duke ardhur te partia dhe alternative, apo cfare duhet tu japim ne shqiptarëve në keto zgjedhje. Duhet tu japim partinë më të vjetër në eksperiencë dhe më të re në energji. Sot them me vete çfarë kurajo të jesh pa eksperience dhe të duash të udhëheqësh vendin. Sot kemi eksperiencën që nuk e ka asnjë parti politike. Kemi bërë një riregjistrim të PS. Dhe nga diskutimet e bëra me drejtuesit politik shoh që një numër jo i vogel nga platforma "Deputeti që duam" do jenë në skuadrën tonë të 11 majit. Nuk kemi akoma, përmbyllur të gjithë procesin, që do përmbyllet në Kryesinë e PS. Dua të ndaj me ju, cilido dhe cilado prej jush, që nuk pranon të jetë në listën e hapur. Parimi themelor i listës së re, asnjë deputet, në gjininë mashkullore, që ka marrë qoftë 1 mandat nga PS, nuk do jetë në listën e mbyllur." tha Rama.

edi rama grupi parlamentari i ps

Sondazh

Poll