Politike

"Pesha jonë më e madhe e brendshme do të jetë ekonomia", Rama: Në këto zgjedhje duhet t'i japim shqiptarëve partinë më të vjetër në eksperiencë dhe më të renë në alternativë

Rama tha se duhet të kesh kuroja të paimagjinueshme që të jesh pa eksperiencë dhe të udhëheqësh vendin.

10 Mars 2025, 09:47 Nga N.F
"Pesha jonë më e madhe e brendshme do të jetë
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së u shpreh se në zgjedhjet e 11 majit Partia Socialiste duhet të japë për shqiptarët një parti të vjetër e cila ka eksperiencë por që do të jetë e alternuar me të rënë. Rama shtoi se pesha e tyre më e madhe e brendshme do të jetë ekonomia. 

Ai theksoi se nuk mjafton të kesh një altoparlant të protestosh dhe të bazohesh te gjysmë të vërtetat që janë dhe gënjeshtrat më të mëdha. Rama tha se duhet të kesh kurajo të paimagjinueshme që të jesh pa eksperiencë dhe të udhëheqësh vendin. Sipas tij PS sot e ka një kapacitet në territor dhe janë mundësinë t’i japin një parti të re shqiptarëve.

"Pesha jonë më e madhe e brendshme do të jetë ekonomia. Te puna e mirë paguar, lidhet me shëndetësinë e 2030 dhe do të na duhet, të ndajmë me publikun, hopin e ri cilësor, me arsimin e 2030 dhe me sigurinë e 2030. Për herë të parë qysh në vitet në 90, kur ata që nuk e di sesi mund të kthehen, ata që shkatërruan gjithë industrinë ushtarake. Ne do të jemi nga vitet që vjen një forcë ushtarake në përmasën tonë.

Ne këto zgjedhje duhet ti japim partinë më të vjetër në eksperiencë dhe më të renë në alternativë. Nuk ka parti që mund të bëjmë ne si forcë e re. Nuk mjafton të kesh një altoparlant të protestosh dhe të denigrosh dhe të bazohesh te gjysmë të vërtetat që janë dhe gënjeshtrat më të mëdha. Çfarë kurajo e paimagjinueshme që të jesh pa eksperiencë dhe të udhëheqësh vendin. Dhe sot e kemi një kapacitet në territor dhe kemi mundësin t’i japim një parti të re. Duke votuar një parti tjetër, sikur të bjeri zari tre herë te 6- mund të kapësh një deputet," tha ai.

edi rama

Sondazh

Poll