Politike

Mbledhja me drejtuesit politik të qarqeve, Rama përfundon takimin me Manastirliun, Maznikun dhe Ballukun, në vijim takohet me Spiropalin

Ka përfunduar takimi me Ogerta Manastirliun, drejtuesen politike të Tiranës që nisi prej orës 15:30. Ndërsa, më herët ka hyrë edhe drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku dhe drejtuesi politik i qarkut Elbasan, Arbjan Mazniku. 

9 Mars 2025, 17:03 Nga B.Z
Mbledhja me drejtuesit politik të qarqeve, Rama përfundon takimin me
Foto ilustruese

TIRANË - Kryeministri Edi Rama vijon takimet me drejtuesit politikë të qarqeve në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Takimet me çdo drejtues qarku po bëhen në mënyrë individuale në Vilën 30.

Bëhet me dije se pak më parë ka përfunduar takimi me Ogerta Manastirliun, drejtuesen politike të Tiranës që nisi prej orës 15:30. Ndërsa, më herët ka hyrë edhe drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku dhe drejtuesi politik i qarkut Elbasan, Arbjan Mazniku. 

Sakaq raportohet se pas përfundimit me Manastirliun, Rama do të takojë dhe kryeparlamentaren Elisa Spiropali, një nga drejtueset e qarkut Tiranë për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

 

edi rama ogerta manastirliu elisa spiropali

Sondazh

Poll