Politike

DETAJE/ Rama takime me drejtuesit e qarqeve, çfarë është diskutuar deri më tani

Mësohet se takimet po bëhen për të përcaktuar listat me kandidatët për deputetë në çdo qark të vendit për PS-në.  

9 Mars 2025, 11:30 Nga I.A
DETAJE/ Rama takime me drejtuesit e qarqeve,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama po vijon sot me takimet me drejtuesit e qarqeve në vilën 30 në kryeqytet. Mësohet se takimet po bëhen për të përcaktuar listat me kandidatët për deputetë në çdo qark të vendit për PS-në.  

Deri më tani raportohet se Rama është takuar me 4 nga drejtuesit e qarqeve, që janë Blendi Klosi i Dibrës, Mirela Kumbaro e Gjirokastrës, Ulsi Manja i Lezhës dhe Emirjana Sako e Durrësit. Të gjithë këta persona pas takimit janë larguar nga vila, ndërkohë që aktualisht aty ndodhet drejtuesi i qarkut të Shkodrës Benet Beci.

edi rama

Sondazh

Poll