Politike

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama vijon takimet me drejtuesit politikë të qarqeve, diskutohet lista për deputetë

Ndërkohë që takimet e çdo drejtues qarku po bëhen në mënyrë individuale. Përveç ditës së sotme, takimet e Ramës pritet që të vazhdojnë dhe dy ditët e ardhshme, përkatësisht të hënën dhe të martën.  

9 Mars 2025, 09:51 Nga I.A
Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama vijon takimet me drejtuesit politikë të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet me drejtuesit politikë të qarqeve ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se takimet po vazhdojnë të zhvillohet në Vilën 30, që prej orës 9:00 të mëngjesit. 

Fokusi i takimeve janë për të diskutuar në lidhje me emrat për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit. Ndërkohë që takimet e çdo drejtues qarku po bëhen në mënyrë individuale. Përveç ditës së sotme, takimet e Ramës pritet që të vazhdojnë dhe dy ditët e ardhshme, përkatësisht të hënën dhe të martën.  

Po ashtu ditën e nesërme, Rama në selinë e PS-së do të mbledhë bordin e diasporës, për të përcaktuar edhe  detajet e fushatës elektorale me emigrantët.

Dy ditët e kaluara Rama ka pasur mbledhje të kabinetit qeveritar, dhe qeverisë komplet, ku është diskutuar punën e deritanishme. Mbledhja është zhvilluar në pallatin e Brigadave dhe ka qenë pa praninë e mediave. 

edi rama

Sondazh

Poll