Politike

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ Rama rinis takimet me drejtuesit politikë të qarqeve, diskutohet lista e kandidatëve të Kukësit

Takimet që kanë nisur që në orën 15:00 po zhvillohen në vilën 30 dhe janë organizuar për të diskutuar mbi përzgjedhjen e kandidatëve.

9 Mars 2025, 15:44 Nga E. D
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ Rama rinis takimet me drejtuesit
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka rinisur takimet me drejtuesit politikë të qarqeve për të hartuar listën e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Takimet që kanë rinisur që në orën 15:00 po zhvillohen në vilën 30 dhe janë organizuar për të diskutuar mbi përzgjedhjen e kandidatëve.

Bhët me dij se në takimin e nisur në orën 15:00 po diskutohet lista e kandidatëve të Kukësit, dhe drejtuesi i qarkut Kukës, Eduard Shalsi, ishte i pari që u pa të hynte në takimin me Ramën. Më herët, Rama zhvilloi takime të tjera me drejtuesit politikë të PS-së, për të diskutuar listën e kandidatëve për qarkun Dibër. Gjithashtu bëhet e ditur se Rama ka folur me Kumbaron, Becin, Sakon, Niko Peleshin, Bledi Çuçin.

Ndërkohë, disa kryebashkiakë kanë shprehur interes për të kandiduar për deputetë, mes tyre Ervin Demo, Tërmet Peçi, Agron Malaj dhe kryetarja e Bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj. Një element kyç i procesit janë listat e mbyllura, të cilat do të jenë të përqendruara tek gratë dhe të rinjtë, si dhe ata që nuk kanë shërbyer më shumë se një mandat parlamentar.

edi rama

Sondazh

Poll