Politike

Në qendër të diskutimeve zgjedhjet parlamentare, Rama ndan PAMJET nga takimi me ministrat dhe strukturat e PS-së

Sipas informacioneve në mbledhje është diskutuar programi i PS-së për zgjedhjet si dhe emrat e kandidatëve për deputetë dhe përcaktimin e tyre se kush do të jetë në listën e mbyllur dhe kush në të hapur.

9 Mars 2025, 15:07 Nga B.Z
Në qendër të diskutimeve zgjedhjet parlamentare, Rama ndan PAMJET
Takimi

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga takimi që zhvilloi paraditen e kësaj të diele me anëtarët e qeverisë dhe të Partisë Socialiste i cili u mbajt për të dytën ditë radhazi në Pallatin e Brigadave.

Në një postim në rrjete sociale, krahas pamjeve nga takimi Rama shkruan: “Kantier Shqipëria 2030”.

Sipas informacioneve në mbledhje është diskutuar programi i PS-së për zgjedhjet si dhe emrat e kandidatëve për deputetë dhe përcaktimin e tyre se kush do të jetë në listën e mbyllur dhe kush në të hapur.

Bëhet me dije se nuk ka patur një vendim përfundimtar teksa ky i fundit pritet të merret në Kryesi. Emrat e kandidatëve për deputetë duhet të dërgohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, deri më 12 mars.

Mësohet se Rama pritet të kandidojë në Tiranë, në listë të hapur, një lëvizje që i jep hapësirë për të maksimizuar votat. Kandidimin e tij në Tiranë, Rama e paralajmëroi pak ditë pasi kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua.

Ditën e parë të takimit, dje, secili ministër raportoi për çfarë është bërë deri më tani dhe objektivat deri në përfundim të mandatit qeverisës.

zgjedhje parlamentare edi rama ps

Sondazh

Poll