Politike

"Regjim diktature"/ Berisha publikon VIDEON, Rama e festoi 8-Marsin njëlloj me Kim Jong Un

Në videon e publikuar nga Berisha, shihet se Kim Jong Un feston me gratë, nënat dhe vajzat me muzikë dhe kërcim, njësoj si dhe kryeministri Edi Rama. 

9 Mars 2025, 15:20 Nga B.Z
"Regjim diktature"/ Berisha publikon VIDEON, Rama e festoi 8-Marsin
Foto ilustruese

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar këtë të diel kryeministrin Edi Rama. Në një postim në rrjete sociale, Berisha ka publikuar videon e kreut të qeverisë teksa ishte duke festuar 8-Marsin me disa gra dhe vajza, ndërsa e krahason me festën që ka zhvilluar edhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un. 

Në videon e publikuar nga Berisha, shihet se Kim Jong Un feston me gratë, nënat dhe vajzat me muzikë dhe kërcim, njësoj si dhe kryeministri Edi Rama. 

"Të dy dje e festuan njëlloj 8 Marsin",- shkruan Berisha krahas videos ndërsa ka vendosur edhe hashtagun "regjim diktature".

Kim Jong-un është udhëheqës i Kores së Veriut i njohur edhe si një diktator. Ai sundon Korenë e Veriut si një diktaturë totalitare dhe udhëheqja e tij ka ndjekur të njëjtin kult personaliteti si paraardhësit e tij të cilët gjithashtu njiheshin si diktatorë.

edi rama kim jong un sali berisha

Sondazh

Poll