Aktualitet

Rruga Korçë-Dardhë e kalueshme me zinxhirë, ARRSH apel shoferëve: Kujdes, respektoni sinjalistikën (VD)

12 Janar 2020, 15:22 Nga DOSJA
Rruga Korçë-Dardhë e kalueshme me zinxhirë, ARRSH apel

KORÇË- Disa qytete të Shqipërisë janë mbuluar sot nga rreshje dëbore, duke sjell dhe probleme në qarkullimin e makinave. Sipas informacioneve bëhet me dije se qarqet më të prekura janë Korça dhe Dibra, ku trashësia e dëborë ka arritur disa centimetra.

Në një njoftim për mediat ARRSH u ka bërë thirrje shoferëve që të jenë të kujdesshëm gjatë ecjes dhe të kenë zinxhir për në segemntin Korçë-Dardhë.  

“Njoftim për median dhe opinionin publik Në aksin rrugor Korçë-Dardhë kanë filluar reshje të shumta dëbore. Po punohet për Mirëmbajtjen Dimërore. Nga km 5-14 kalimi i mjeteve të vogla duhet bërë me zinxhirë. Drejtuesit e mjeteve, që zgjedhin të kalojnë në këtë aks të tregohen të kujdesshëm për shkak të prezencës së lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën”, shkruan ARRSH në Facebook.

Reshjet e dëborës kanë nisur që në mëngjes dhe sipas IGJEUM pritet të vijojnë dhe gjatë ditëve të para të javës. Edhe pse dëbora ka nisur të ‘zërë vend’, sërish të gjitha akset janë të kalueshme edhe ku në disa prej tyre duhen zinxhirë, por nuk është krijuar vështirësi për qarkullimin. Një prej qarqeve të prekura më shumë nga dëbora është Dibrës, ku dhe ka pasur probleme në qarkullimin e automjeteve, përkatësisht në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi kalimi ishte i pamundur për një orë. Gjithashtu në Lurë trashësia e borës i ka arritur 15 cm.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet autoriteti rrugor shqiptar debora ne korce debora zbardh vendin korçe dardhe autoriteti rrugor shqiptar debora ne korce debora zbardh vendin korçe dardhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Janar 2020, 15:09

TIRANË- Agim Kajmaku, ish-kreu i Bashkisë së Vorës, është ende në arrati, pasi kërkohet nga Policia, në një kohë që gjykata ka caktuar masën e sigurisë “ar...