Sport

Presidenti Joan Laporta jep lajmin e kobshëm për vdekjen e Carles Minarro…

Presidenti i Barçës është i pezmatuar për vdekjen e mjekut të Barçës dhe theksoi se ndeshja është shtyrë për respekt të Minarros dhe familjes së tij.

9 Mars 2025, 07:30 Nga DOSJA

SPANJE - Thashethemet se diçka negative po ndodhte rreth Barçës u rritën kur Joan Laporta zbriti në dhomat e zhveshjes përpara ndeshjes kundër Osasuna. Presidenti i Barçës ka njoftuar lojtarët e tij për vdekjen e doktor Carles Minarro, i cili humbi jetën teksa po dremiste në hotelin e grumbulimit. 

Menjëherë Laporta i ka shpjeguar situatën presidentit të Osasuna dhe trajnerit të tij, si dhe zyrtarëve të ndeshjes. Presidenti i Barçës thirri gjithashtu presidentin e La Ligës për t'i treguar dëshirën e tij për të shtyrë ndeshjen "për respekt të Carles Minarro dhe familjen e tij". Kështu ka shpjeguar ai për mikrofonat e Barça One.

“Është një lajm shumë i dhimbshëm, na ka krijuar një gjendje shoku sepse ishte i papritur. Dua t'i shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe t'i shoqëroj në këto momente të vështira për ta, gruan, fëmijët, nënën e tyre... Ne e kemi kërkuar shtyrjen për respekt për Carles Minarro dhe familjes së tij, menduam se ishte vendimi më i mirë”.

Joan Laporta ka shprehur pikëllimin e lojtarëve dhe stafit të Barçës, të cilët kanë mbetur në gjendje shoku. 

"Është shumë e trishtueshme ajo që ndodhi. Siç mund ta imagjinoni, lojtarët, stafi, trajneri... Të gjithë ishin shumë të trishtuar, sepse ai ishte një person që e donim shumë. Ai ishte një njeri që vinte në çdo udhëtim për t'u kujdesur për të gjithë. Ai nuk i thoshte jo askujt. Ai ishte një mjek i madh."

Presidenti Joan Laporta jep lajmin e kobshëm për vdekjen e Carles
Mjeku Carles Minarro

Presidenti i Barçës theksoi se "vendimi më i mirë ishte shtyrja e ndeshjes" dhe falënderoi Osasunën, gjyqtarët dhe gjithashtu La Ligën për tolerancën e tyre . Së fundi, ai iu drejtua tifozëve të Barçës që kishin udhëtuar drejt stadiumit, të cilët gjithashtu dëshironte t'i falënderonte për mirëkuptimin.

"Në këto momente kaq trishtimi dhe dhimbjeje, mendoj se gjëja më e mirë ishte të kërkoja një shtyrje. Ne kontaktuam menjëherë presidentin e La Ligës dhe ata e kuptuan në mënyrë perfekte. Më duhet të them se ne kemi pasur mirëkuptim maksimal nga Osasuna dhe ata na janë vënë në dispozicion për çdo gjë që është e nevojshme,"- ishte mesazhi i Joan Laportës.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll