Sport

VIDEO/ Nga ferri në parajsë: Krstoviç i fut “Djajtë” në telashe, Pulisiç I ringjall, nga 2-0 në 2-3!

Pas dopiedës së malazezit, reagimi i kuqezinjve: tre gola në tetëmbëdhjetë minuta me amerikanin protagonist.

8 Mars 2025, 20:19 Nga DOSJA
VIDEO/ Nga ferri në parajsë: Krstoviç i fut

ITALI - AC Milan i Sergio Conceiçaos iu rikthye fitoreve në Serie A, duke mposhtur Leccen 3-2 si mysafir, duke u rikthyer nga 0-2 në harkun kohor të trembëdhjetë minutave.

Në Via del Mare, kuqezinjtë përfunduan një udhëtim në ferr, me një ndeshje të kthyer, duke pranuar golin e parë nga Krstovic, në kundërsulmin e parë në minutën e 7-të. Dyfishimin erdhi në minutën e 59-të nga i njëjti malazez.

Në mes, dy gola u anuluan për pozicion jashtë loje dy gola nga Gimenez dhe Gabbia dhe dy shtylla, nga një për secilën skuadër, përpara rikthimit të bujshëm.

Në minutën e 68-të, ishte autogoli i Gallos pas një krosimi të fuqishëm të Leaos që rihapi lojën, më pas ishte Pulisic ai që mori “Djallin” për dore: në minutën e 73-të fitoi penalltinë të cilën e shndërroi në gol.

Më pas, tetë minuta më vonë, kapitalizoi dhe asistimin e Leaos në 2-3, duke I dhënë një fitore të çmuar, e cila njëherësh shpëtoi edhe pankinën e portugezit Sergio Conceiçao. Gjithsesi, kriza e kuqezinjtë është e pranishme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll