Sport

Çështja e drejtorit/ Tentativa e fundit për Bertën, më pas ‘ndeshja’ mes Tare-Paratici

Takimi me ish-trajnerin e Atletico Madridit, i cili tashmë i ka premtuar Arsenalit

8 Mars 2025, 18:43 Nga DOSJA
Çështja e drejtorit/ Tentativa e fundit për Bertën,

ITALI - Një e shtunë vendimtare për të ardhmen e afërt dhe të menjëhershme të Milanit. Në Lecce, fati i Conceiçao mund të vendoset, me idenë e Tassottit si një kandidat gati për t'u bërë realitet në rast të një rënieje të re (lamtumira e portugezit duket e sigurt për qershorin, me kandidaturën e fortë të Max Allegrit).

Ndërkohë në Milano vazhdojnë diskutimet për figurën kyçe të drejtorit të ardhshëm sportiv: Tare apo Paratici janë emrat më të akredituar, ku i pari mbështetet nga Ibrahimovic dhe i dyti sponsorizohet nga Furlani.

Njeriu për të cilin kishin rënë dakord të gjithë - dhe vazhdon ta bëjë këtë - është Andrea Berta, ish-drejtor sportiv i Atletico Madridit, që i ka premtuar prej kohësh Arsenalit. Milani ka bërë gjithçka për ta bindur atë të rishikojë planet e tij, tentativa të përsëritura, por deri më tani të kota.

Megjithatë një thirrje përfundimtare do të bëhet sot: prandaj kjo e shtunë mund të jetë dyfish vendimtare. Megjithatë, pak shpresë. Mohimi i sjellshëm i Bertës diktohet nga fakti se praktikisht gjithçka është bërë me ‘Topçinjtë’, por në mungesë të ngjyrës së zezë mbi të bardhë, pronarët e RedBird kanë udhëzuar avokatin e tyre të bëjë një përpjekje të fundit.

Vetëm pas kësaj, nëse përgjigja është negative, fusha do të braktiset. Në atë moment ndeshja do të jetë ekskluzivisht mes Tares dhe Paraticit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll