Sport

Tragjedi te Barcelona, humb jetën mjeku i ekipit!... Pezullohet ndeshja ndaj Osasunës

Ndeshja e sotme mes Barcelonës dhe Osasuna është shtyrë deri në njoftimin e dytë. I gjithë klubi katalanas përqafon familjen dhe miqtë në këtë moment të vështirë".

8 Mars 2025, 22:45 Nga DOSJA
Tragjedi te Barcelona, humb jetën mjeku i ekipit!... Pezullohet ndeshja

SPANJE - Lajmi i hidhur, më pas pezullimi i ndeshjes (21:00). Ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare mjeku Carles Minarro, anëtar i stafit mjekësor të Barcelonës. Klubi e konfirmoi lajmin në një deklaratë zyrtare:

"Barcelona njofton vdekjen e mjekut të ekipit të parë Carles Minarro Garcia këtë mbrëmje. Për këtë arsye, ndeshja e sotme mes Barcelonës dhe Osasuna është shtyrë deri në njoftimin e dytë. I gjithë klubi dhe Bordi përqafon familjen dhe miqtë në këtë moment të vështirë".

Sipas Marca, Minarro humbi jetën në hotelin ku skuadra ishte e grumbulluar. Barcelona mbërriti në stadium, lajmi iu dha për lojtarët vetëm kur të gjithë kishin mbërritur në dhomat e zhveshjes së Olimpico Montjuic. Askush nuk doli në fushë për t'u ngrohur dhe më vonë altoparlantët konfirmuan se ndeshja do të shtyhej deri në një njoftim tjetër.

40-vjeçari i ishte bashkuar skuadrës së parë të Barcelonës këtë sezon pas punës me skuadrën e futsallit të klubit katalanas. Ka qenë presidenti Joan Laporta që ka zbritur në dhomat e zhveshjes për t'u dhënë lajmin lojtarëve. Lajmi iu komunikua më pas shikuesve të pranishëm në tribuna. Tifozët e Barcelonës u larguan nga stadiumi dukshëm të prekur nga ajo që kishin mësuar.

Osasuna pranoi menjëherë shtyrjen e ndeshjes, siç konfirmoi presidenti Luis Sabalza: "Barcelona na komunikoi lajmin dhe ne duam t'i shprehim ngushëllimet tona. Nuk kemi shkaktuar asnjë problem me pezullimin, sepse jeta është gjëja më e rëndësishme. Nuk mund të luash duke menduar se personi me të cilin ke ndarë përgjithmonë nuk është më atje".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll