Sport

VIDEO/ Befasi në Bundesligë: Leverkusen, Bayern dhe Dortmund, munden në shtëpi...

Humbje befasuese të trefishta: Bochum fiton (3-2) në Munich, Werder Bremen (2-0) në Leverkusen dhe Augsburg triumfon në Dortmund (1-0)

8 Mars 2025, 17:50 Nga DOSJA
VIDEO/ Befasi në Bundesligë: Leverkusen, Bayern dhe Dortmund, munden

GJERMANI - Tronditet Bundesliga… Pasojat e Champions League ndjehen në kampionatin gjerman, ku nuk mungojnë befasitë.

Surprizë e trefishtë në ditën e njëzet e pestë të Bundesligës: tri skuadrat e mëdha të kampionatit gjerman u mundën edhe në shtëpitë e tyre.

Lideri i Bundesligës, Bayern Munich, me dhjetë lojtarë nga minuta e 43-të, humbi 3-2 përballë Bochum.

Bayer Leverkusen nuk përfitoi, por u mund 2-0 në Bay Arena nga Werder, i cili festoi falë Schmid (7') dhe Njinmah (94').

Nga ana tjetër, Borussia Dortmundi u kalua 1-0 nga Augsburg, i cili shënoi një gol të bujshëm në Westfalenstadion me Gouweleeuw (23'). Më tej nuk pati ndryshime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll