Sport

Lara Colturi renditet e treta, dhuron super performancë në garën e Gjigandit në Suedi

Skiatorja kuqezi Lara Colturi ka arritur të bëjë një super performancë në garën e Gjigandit në Ares të Suedisë.

8 Mars 2025, 17:05 Nga DOSJA
Lara Colturi renditet e treta, dhuron super performancë në garën

TIRANE - Gazetari i Top Channel, Endi Tufa, raporton se skiatorja Lara Colturi është renditur e 3-ta në garën e Gjigandit në Ares të Suedisë.

Ky është podiumi i tretë i Larës në këtë sezon. Gara është fituar nga e zakonshmja Brignone dhe në vend të dytë Robinson nga Zelanda e Re.

Ky sukses vjen pikërisht në etapën e fundit para finaleve në Sun Valley në Amerike, që do të zhvillohen midis 20-28 marsit. Nesër do të jetë dita e garës së Sllallomit po në Ares.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 8 Mars 2025, 14:54

Arrihet marrëveshja Ajax-Antony...

HOLANDE - Ajax dhe Antony kanë arritur një marrëveshje për çështjen e arbitrazhit, që braziliani kishte ngri...