Sport

ZYRTARE/ Vitor Roque prezantohet te Palmeiras: "Ishte një negociatë e vështirë"

Fanela e re me numër 9 për skuadrën braziliande të drejtuar nga trajneri portugez Abel Ferreira

8 Mars 2025, 16:53 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Vitor Roque prezantohet te Palmeiras: "Ishte një

BRAZIL - Sulmuesi brazilian Vítor Roque u prezantua zyrtarisht si përforcues i Palmeiras. Krahas presidentes Leila Pereira, ylli 20-vjeçar theksoi lumturinë e tij për të luajtur për klubin e drejtuar nga trajneri portugez Abel Ferreira, dhe gjithashtu i dha fund rivalitetit me Endrick, i cili thotë se nuk ekziston.

"Jam shumë i lumtur. Dua të falënderoj Palmeiras dhe presidenten. Unë kam qenë shumë i lumtur që nga dita e parë këtu. Ishte një negociatë e vështirë. Kishte ditë kur isha nervoz dhe në ankth. Falë Zotit gjithçka funksionoi. Doja të vija dhe tani jam shumë i lumtur",- u tha ai gazetarëve.

Koha e lojtarit te Barcelonë nuk shkoi mirë dhe ai shpjegoi se çfarë ndodhi në këtë mënyrë, duke kujtuar fjalët e drejtorit të klubit katalanas, Deco: "Siç tha Deco, mund të lidhet me kohën e mbërritjes sime në Barcelonë. U ktheva nga një dëmtim, nga pushimet, kisha dhimbje, punësova profesionistë nga jashtë për të më ndihmuar". 

Për Endrick, yllin që iu bashkua Real Madridit, nuk ka vend për rivalitet: "Mendoj se ato që bëjnë krahasimin janë mediat, të cilat përpiqen të krijojnë një rivalitet që nuk ekziston mes nesh. Ne kemi qenë gjithmonë miq dhe shokë skuadre. Ai bëri historinë e tij dhe unë jam i lumtur për këtë. Unë thjesht dua të bëj historinë time këtu."

Vítor Roque është tashmë i regjistruar për Paulistão, dhe mund të jetë një opsion të hënën, më 10 mars, në duelin kundër São Paulo, në Allianz Parque.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 8 Mars 2025, 14:54

Arrihet marrëveshja Ajax-Antony...

HOLANDE - Ajax dhe Antony kanë arritur një marrëveshje për çështjen e arbitrazhit, që braziliani kishte ngri...