Aktualitet

Vjedhje, përndjekje e mashtrim, Policia arreston 5 ‘kriminelë’ në Tiranë: Njëri kishte fituar 10.000 lekë të reja

12 Janar 2020, 14:17 Nga DOSJA
Vjedhje, përndjekje e mashtrim, Policia arreston 5

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar sot 5 persona të cilët akuzohen për verpa të ndryshme penale. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se sot është arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Vjedhje” dhe “Shkatërrim prone” shtetasi: M. K.,23 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas më datë 10.01.2020 në vendin e quajtur “Kodrat e liqenit artificial” ka vjedhur biçikletën e një shtetasi, si dhe po më datë 10.01.2020 në zonën e Liqenit Artificial ka dëmtuar me thyerje xhamat e një magazine me qëllim për të vjedhur. Më tej shtohet se po sot është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Përndjekja” shtetasi H. M.,54 vjeç. Ndërkohë në njoftim bëhen me dije dhe detaje të tjerëra për arrestimet e 3 personave.

NJOFTIM I PLOTË

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Vihen në  pranga 5 persona  për vepra të ndryshme penale. Nga Specialistët  e Seksionit për Hetimin e Krimit në  Komisariatin e  Policisë Nr. 1, u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrim prone” shtetasi: M. K.,23 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas  më datë 10.01.2020 në vendin e quajtur “Kodrat e liqenit artificial” ka vjedhur biçikletën e një shtetasi, si dhe po më datë 10.01.2020 në zonën e liqenit artificial ka dëmtuar me thyerje xhamat e një magazine me qëllim për të vjedhur. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5, Kamëz u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi Xh. M., 36 vjeç, banues në Çerkezë, Zall Herr,  pasi ka ushtruar dhunë fizike, psikologjike si dhe ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij. Po nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 5,Kamëz u arrestua në flagrancë për veprën penale “Përndjekja” shtetasi H. M.,54 vjeç lindur në Domje dhe banues në Laprakë, pasi ka përndjekur në mënyrë sistematike në qëndrën e punës ku punon dhe ku jeton ish bashkëshorten e tij.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “ Mashtrimi”, shtetasi: A. Ç.,48 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Kashar, pasi në rrugën “Panajot Pano” në dyqanin e një shtetaseje me anë të mashtrimit ka përvetësuar  shumën prej 10.000 mijë lekëve të reja, me pretendimin se i kërkonte i ati i shtetases, shumë e cila u sekuestrua nga Policia në cilësinë e provës materiale. Nga Specialistët Për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u arrestua në flagrancë për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit” shtetasi, P. J.,65 vjeç banues në fshatin Sinoballa,Rrogozhinë pasi duke drejtuar në gjëndje të dehur automjetin e tij tip “BMË” ka goditur jashtë rrezikut për jetën shtetasin A. H.,33 vjeç banues në Pajovë, Peqin i cili u dërgua në Spital për ndihmë mjekësore.  Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë , për veprime të mëtejshme.

(A.B.;E.K/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 5 te arrestuar ne tirane policia tirane 5 te arrestuar ne tirane policia tirane

Sondazh

Poll