Aktualitet

FOTO/ Kjo është Enkeleda Çapoku, nëna që u vra nga kunati teksa po shpëtonte të bijën… burri donte të shkonte në var

12 Janar 2020, 14:06 Nga DOSJA
FOTO/ Kjo është Enkeleda Çapoku, nëna që u vra nga

TIRANË- Nëna 30-vjeçare, Enkeleda Çapoku është përcjellë për në banesën e fundit, pasi u vra teksa po shpëtonte të bijën nga dhuna e kunatit të saj, Erdet Çapokut. Dosja.al ka siguruar sot dhe foton e Enkelëdës, e cila akuzohej nga kunati se po i tradhtonte vëllanë dhe në mesnatën e së enjtës i shkoi në banesë dhe e vrau.

Bashkëshorti i Enkeledës prej vitesh po vuan një dënim në burg dhe sot nuk është lejuar që t’i jepte lamtumirën gruas së tij. Nga ana tjetër, Erdet Çapoku është lënë nga Gjykëta në burg, pasi për të është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Ai akuzohet se ka vrarë kunatën, ka dhunuar nënën dhe vajzën e saj 18-vjeçare.

Gjatë seancës, ai ka thënë se nuk mban mend sesi ka ndodhur vrasja. “Nuk e mbaj mend sesi ka ndodhur e gjithë ngjarja. Kisha prej kohësh debate me Enkeledën. Kam investuar gjithë paratë në shtëpinë e saj, ajo s’më pranoi më”-, ka thënë ai, bëjnë me dije burime për Dosja.al, por në dëshminë para hetuesve ka treguar të gjithë ngjarjen se si ka ndodhur.

Enkeleda Çapoku u vra tre netë më parë nga kunati i saj në dhomën ku flinte me vajzën dhe nënën, në zonën e Paskuqanit në Tiranë. Ai ka hyrë me dhunë në shtëpinë ku banonte Enkeleda me një shkop dhe një thikë me vete. Pasi ka hyrë në banesë, autori ka thyer edhe derën e dhomës ku flinin Enkeleda, nëna dhe vajza e Enkeldës dhe është konfliktuar me këtë të fundit. Nëna është futur në mes por nuk ia ka dalë dot të parandalojë ngjarjen e rëndë. Enkeleda ishte pajisur me urdhër mbrojtje pasi kishte pasur konflikte me kunatin edhe herë të tjera. Ajo kishte të shoqin në burg, Eltonin, i cili i kishte lënë porosi të vëllait (autorit) t’i ruante gruan dhe ky besohet të ketë qenë shkaku i konflikteve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet enkeleda çapoku erdet çapoku vrasja ne paskuqan enkeleda çapoku erdet çapoku vrasja ne paskuqan

Sondazh

Poll