Politike

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian kritikon Vuçiç, pas mbështetjes që mori nga Moska: Ai e sheh të ardhmen e Serbisë nën diktatin e Putin

Riho Terras në reagimin e tij ka theksuar se, ndërhyrjet ruse nuk janë diçka e re

7 Mars 2025, 20:30 Nga A.Ll

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian kritikon

Serbi - Riho Terras, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka reaguar pas një bisede mes liderit serb Aleksander Vuçiç dhe liderit rus Vladimir Putin, ku ky i fundit i ka dhënë mbështetjen ruse autoriteteve të Serbisë ndërsa përballen me protesta antiqeveritare.

Terras në reagimin e tij ka theksuar se, ndërhyrjet ruse nuk janë diçka e re.

Po ashtu, ai ka kritikuar presidentin serb Vuçiç, duke shkruar se ai e sheh të ardhmen e Serbisë nën diktatin e Putinit.

‘‘Modelet e ndërhyrjeve të Rusisë nuk janë asgjë e re dhe Presidenti Vuçiç nuk lë asnjë dyshim, ai e sheh të ardhmen e Serbisë nën diktatin e Putin’’, ka shkruar ai.

Në lajmin Reuters, që eurodeputeti Terras e ka shpërndarë në postimin e tij, ndër të tjerash theksohet edhe se, protestat kundër korrupsionit të udhëhequra nga studentët janë përhapur në të gjithë vendin gjatë katër muajve të fundit, që kur 15 persona u vranë kur një tendë u shemb në një stacion treni të rikonstruktuar në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh i Serbisë. /Express

riho terras serbi aleksander vuçiç vladimir putin

Sondazh

Poll