Politike

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos viziton javën e ardhshme Tiranën! Zbardhet axhenda e takimeve

Ajo do të marrë pjesë po ashtu në Konferencën e Kolegjit të Evropës: Zgjerimi i BE-së dhe shoqëritë elastike në Ballkanin Perëndimor.

7 Mars 2025, 19:01 Nga r.ll
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos viziton javën e
marta kos

TIRANË- Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, do të zhvillojë më 13 mars një vizitë zyrtare në Tiranë. Sipas axhendës së mëposhtme, komisionerja do të zhvillojë takime me presidentin Bajram Begaj dhe do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama. 

Ajo do të marrë pjesë po ashtu në Konferencën e Kolegjit të Evropës: Zgjerimi i BE-së dhe shoqëritë elastike në Ballkanin Perëndimor.

Një takim do të zhvillohet edhe me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, nënkryetarin Agron Gjerkmarkaj, kryetaren e Komisionit për Çështjet e BE-së Jorida Tabaku dhe Kreun e Grupit të PD-së Gazment Bardhi.

AXHENDA

Komisionerja Kos takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj; marrin pjesë në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama

Komisionerja Kos merr pjesë në Konferencën e Kolegjit të Evropës: Zgjerimi i BE-së dhe shoqëritë elastike në Ballkanin Perëndimor: forcimi i shoqërisë civile, barazia gjinore dhe pjesëmarrja e të rinjve

Komisionerja Kos takon Elisa Spiropali Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë; takohet me nënkryetarin Agron Gjerkmarkaj, Kryetaren e Komisionit për Çështjet e BE-së Jorida Tabaku dhe Kreun e Grupit të PD-së Gazment Bardhi.

marta kos

Sondazh

Poll