7 Mars 2025, 20:19
Nga r.ll
sali berisha
KAMËZ- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha gjatë takimin me mësuesit në Kamëz, se projekti "Shqipëria Madhështore" do të jetë një realitet shumë më i afët nga sa mendohet. Berisha u shpreh se pas tre muajve të parë të qeverisjes, varfëria ekstreme nuk do të ekzistojë. Në "Shqipërinë Madhështore", ai tha se mësuesi do të jetë në piedestalin e nderit për misionin e madh që ka. Ai shtoi më tej se paga për mësuesit do të jetë mbi 1200 euro dhe se do të dyfishojnë buxhetin për arsimin.
"Ne kemi shpallur moton tonë “Shqipëria Madhështore” unë ju garantoj se kjo moto, sado që mund të tingëllojë e largët, jo realiste, por ju garantoj se “Shqipëria Madhështore” do jetë një realitet shumë më i afërt nga cfarë mendoni ju”. Shqipëria Madhështore është dhe do jetë projekti i burrave dhe grave që e duan Shqipërinë, që sakrifikojnë për Shqipërinë.
Shqipëria Madhështore është vendi që natyra dhe Zoti i ka dhënë pasuritë më përralle për tu ngritur në zhvillimin e saj. Shqipëria Madhështore është vendi në të cilin mund të prodhohet cdo gjë. Është vendi ku kurrë nuk mund të ishin këto rroga dhe pensione. Shqipëria Madhështore ka një kusht të të gjitha kushteve, arsimin madhështor. Ëndrra e madhe e shqiptarëve për një Shqipëria Madhështore nuk mund të realizohet pa një arsim madhështor, pa transformimin e thellë të arsimit.
Shqipëria Madhështore nuk mund të jetë Shqipëria e njerëzve që numërojnë kafshatën, nuk mund të jetë Shqipëria e prindërve që nuk ushqejnë dot fëmijët, e të sëmurëve që nuk blejnë dot marrin ilaçet. Jo, të gjitha këto marrin fund tre muajt e parë të qeverisjes. Pas tre muajt e parë të qeverisjes nuk ka dhe nuk do të ketë varfëri ekstreme.
Paketa jonë është asgjësuese. Shqipëria madhështore, Shqipëria e arsimit madhështor, ku mësuesi do të jetë në piedestalin e nderit për misionin e madh që kanë. Nuk mund të ketë mësues me rrogë mesatare në Shqipëri. Nëse rroga mesatare në Shqipëri do jetë 1200 euro, e mësuesit do jetë mbi mesataren. E pedagogut do jetë qartësisht mbi mesataren. Do dyfishojmë buxhetin për arsimin.", u shpreh Berisha.
sali berisha
Politike
7 Mars 2025, 19:59
N.F
Rama
TIRANË- Mbledhja e kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe grupin parlamentar të PS-së në Pallatin e Brigadave ka përfun...
Politike
7 Mars 2025, 19:56
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga Departmenti i Ar...
Politike
7 Mars 2025, 19:01
r.ll
marta kos
TIRANË- Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, do të zhvillojë më 13 mars një vizitë...
Politike
7 Mars 2025, 18:51
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Departamenti Amerikan të Shtetit ka dhënë një reagim lidhur me hetimet për fondet e USAID në Ballkan. N...
Politike
7 Mars 2025, 18:31
r.ll
erion veliaj
DURRËS- Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar me propagandën e shpërndarë në rrjetet...
Politike
7 Mars 2025, 18:05
N.F
Takimi
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në një takim ditën e sotme koordinatoren e Kombeve të Bashkuara ...
Politike
7 Mars 2025, 17:34
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë më 11 mars Kosovën. Vizita e Rutte ...
Politike
7 Mars 2025, 17:30
r.ll
albin kurti
KOSOVË- Zyra e Kryeministrit në Kosovë ka dalë me një deklaratë ku shpjegohen arsyet se përse kreu i qeveri...
Politike
7 Mars 2025, 17:05
m.f
Foto ilustruese
SHKUP- Partia opozitare shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar më 7 mars lidhur me mungesën, për ...
Politike
7 Mars 2025, 16:55
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme ministrat dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste në Pallati...