Politike

"Janë mbyllur 760 shkolla dhe numri i studentëve ka rënë me 60 mijë", Berisha: Nën qeverisjen e Edi Ramës, arsimi ka qenë viktima më tragjike e diktaturës së dytë

Duke e cilësuar kryeministrin Edi Rama si një "antishqiptar", Berisha tha se ai jo vetëm që ndaloi procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, por mori anën e Beogradit dhe sipas tij i vuri sanksione Kosovës. 

7 Mars 2025, 20:28 Nga r.ll
"Janë mbyllur 760 shkolla dhe numri i studentëve ka
takimi

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha është shprehur se në vitet e qeverisjes së Partisë Socialiste janë mbyllur 760 shkolla dhe numri i studentëve ka rënë me mbi 60 mijë. 

Duke e cilësuar kryeministrin Edi Rama si një "antishqiptar", Berisha tha se ai jo vetëm që ndaloi procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, por mori anën e Beogradit dhe sipas tij i vuri sanksione Kosovës. 

Kryedemokrati tha se arsimi ishte "viktima" më tragjike e kësaj qeverisje, ku shtoi se mësuesit u zëvendësuan me patronazhistë dhe rrogat e tyre në vend që të ndiqnin trendin sot nuk kanë të kompensuar as gjysmën e inflacionit 12-vjeçar.

"Çfarë ndodhi këto vite. Këto vite janë mbyllur 760 shkolla. Këto vite numri i studentëve ka rënë me mbi 60 mijë. Këto vite është regjistruar ajo që ndofta nuk është regjistruar asnjëherë në historinë tonë mijëravjeçare. Një qytet, një qendër e banuar si Kolonja, si Erseka, ka patur në vitin 2023 vetëm një lindje. Në vitin 2030, në klasën e parë të këtij qyteti ulet vetëm 1 vogëlush. Kombi nuk është goditur kurrë në materien e tij, në qenien e tij nga asnjë pushtim, nga asnjë pushtues, nga asnjë fatkeqësi natyrore, nga asnjë luftë, siç është goditur këto 12 vite të qeverisjes së një njeriu, i cili ka patur mision shkatërrimin e këtij kombi.

Ka patur si mision dhe ka, shkatërrimin e këtij kombi. Edi Rama përbën ndofta antishqiptarin më të zi të historisë. Siç e kanë quajtur me shumë të drejtë analistë ndër më të mëdhenjtë të kohës, gjermanë e të tjerë, ‘Pashiqi Shqiptar’. Këtë gjëmë që i bëri Shqipërisë me politikat e tij, e shoqëroi me thika të tmerrshme pas shpine Kosovës. Një vend vëlla, vëlla gjaku, një vend që u bë i pavarur sepse qëndroi i pamposhtur nga pushtuesit më të egër. Pas ardhjes së tij në pushtet përballet me një presion të egër mes Tiranës e Beogradit. Në fakt jo vetëm që ndaloi procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, por mori anën e Beogradit, vuri sanksione Kosovës, i pari, me urdhër antishqiptar.

Pra kjo që pësoi Shqipëria dhe shqiparët me Edi Ramën është e pashembullt në tërë historinë. Unë e kam përjetuar diktaturën komuniste dhe unë e di se dhjetëra e mijëra shqiptarë, u ekzekutuan për fjalën, mendimin e liri, dinjitetin njerëzor. Dhjetëra mijëra të tjerë u internuan, u dëbuan. Një popull i tërë ra në varfëri dhe mjerim. Por kurrë, ky komb, ky popull nuk ka humbur në 10 vite, 45% të materies së tij, siç kemi humbur në këtë periudhë. U ndala në këtë analizë, për të thënë se në këtë regjim, diktaturë të dytë, arsimi ka qenë dhe viktima më tragjike e tij. Mësuesit u degraduan, u zëvendësuan me patronazhistë. Rrogat e tyre në vend që të ndiqnin trendin sot nuk kanë të kompensuar as gjysmën e inflacionit 12-vjeçar. Një shkollë drejtorash, si shkollë partie. Një portal që quhet ‘Mësues për Partinë’. Të gjitha këto së bashku, sollën rrokullimën e madhe të sistemit jetik, më të rëndësishëm për një komb, në rrugën e tij drejt përparimit, progresit.

sali berisha ne kamez

Sondazh

Poll