Politike

Veliaj bën propagandë nga burgu: Gratë dhe vajzat do të udhëtojnë nesër falas në të gjitha linjat e transportit urban të bashkisë

Kryebashkiaku ndodhet në paraburgimin e Durrësit që kur u vu në pranga më 10 shkurt në zyrën e Bashkisë së Tiranës.

7 Mars 2025, 18:31 Nga r.ll
Veliaj bën propagandë nga burgu: Gratë dhe vajzat do të
erion veliaj

DURRËS- Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar me propagandën e shpërndarë në rrjetet e tij sociale nga qelia e paraburgimit në Durrës.

Në postimin e tij të fundit, Veliaj shkruan se nesër me rastin e 8 marsit, udhëtimi në të gjitha linjat e transportit urban të bashkisë së Tiranës do të jetë falas për gratë dhe vajzat.

POSTIMI I VELIAJT: 

Nesër është 8 Marsi dhe u lashë porosi kolegëve të Bashkisë që, të gjitha nënat, zonjat, dhe vajzat, të cilat i japin çdo ditë kaq shumë nga dashuria, përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre qytetit, të udhëtojnë FALAS në të gjitha linjat e transportit urban të Bashkisë së Tiranës.

Faleminderit për punën tuaj të jashtëzakonshme!

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

erion veliaj 8 marsi

Sondazh

Poll