Aktualitet

Masakroi kunatën me shkop druri për nderin e të vëllait, burg për Çapokun, autori në gjykatë: S’mbaj mend si e vrava!

12 Janar 2020, 13:26 Nga DOSJA
Masakroi kunatën me shkop druri për nderin e të vëllait,

TIRANË- Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg” për Erdet Çapokun 34-vjeçarin që masakroi me thikë kunatën e tij, Enkeleda Çapokun, dy ditë më parë në Paskuqan. Gjyqtari Lazer Sallaku konfirmoi kërkesën e prokurorisë, pritet që të marrë masën e sigurisë burg pa afat për autorin.

Gjyqtari e cilësoi të ligjshshme kërkesën e organit të akuzës, pasi sipas tij ekziston mundësia e largimit e të dyshuarit,si dhe  për prishjen e provave dhe pengimit të hetimit të prokurorëve.

I pranishëm në seancë ishte dhe vetë autori. Erdet Çapoku përfaqësohej nga avokati Mariglen Meta. Vepra penale për të cilën akuzohet është “vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Gjatë seancës, ai ka thënë se nuk mban mend sesi ka ndodhur vrasja. “Nuk e mbaj mend sesi ka ndodhur e gjithë ngjarja. Kisha prej kohësh debate me Enkeledën. Kam investuar gjithë paratë në shtëpinë e saj, ajo s’më pranoi më”-, ka thënë ai, bëjnë me dije burime për Dosja.al. 

Enkeleda Çapoku u vra dy netë më parë nga kunati i saj në dhomën ku flinte me vajzën dhe nënën, në zonën e Paskuqanit në Tiranë. Ai ka hyrë me dhunë në shtëpinë ku banonte Enkeleda me një shkop dhe një thikë me vete. Pasi ka hyrë në banesë, autori ka thyer edhe derën e dhomës ku flinin Enkeleda, nëna dhe vajza e Enkeldës dhe është konfliktuar me këtë të fundit. Nëna është futur në mes por nuk ia ka dalë dot të parandalojë ngjarjen e rëndë. Enkeleda ishte pajisur me urdhër mbrojtje pasi kishte pasur konflikte me kunatin edhe herë të tjera. Ajo kishte të shoqin në burg, Eltonin, i cili i kishte lënë porosi të vëllait (autorit) t’i ruante gruan dhe ky besohet të ketë qenë shkaku i konflikteve.

(F.g;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet erdet capoku enkeleda çapoku erdet çapoku krim ne paskuqan kunati vret kunatën në tiranë arrestohet erdet capoku enkeleda çapoku erdet çapoku krim ne paskuqan kunati vret kunatën në tiranë

Sondazh

Poll