Politike

"Votuesi nuk mund të asistohet gjatë votimit, vepër penale!" Celibashi: Kosto e shtuar e votimit nga jashtë, rreth 7.5 mln euro

Ai theksoi se është shtuar proporcionalisht numri i votuesve nga jashtë nga ajo që është parashikuar 100 mijë.

7 Mars 2025, 11:03 Nga M.B
"Votuesi nuk mund të asistohet gjatë votimit, vepër
Ilirjan Celibashi

TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat ka dhënë detaje nga regjistrimi i Diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Celibashi foli dhe për koston se votës së diasporës. Ai tha se kosto e shtuar e votimit nga jashtë është rreth diku 7.5 mln euro. Ai theksoi se është shtuar proporcionalisht numri i votuesve nga jashtë nga ajo që është parashikuar 100 mijë.

"Kosto e shtuar e votimit nga jashtë është rreth diku 7.5 mln euro, është shtuar proporcionalisht numri i votuesve nga jashtë nga ajo që kemi parashikuar 100 mijë. Nuk mund të asistohet votuesi gjatë momentit të votimit. Edhe në rastin e votimit brenda vendit është e ndaluar. Nëse ndodh është vepër penale. Nuk mund të asistohet nga të tretë", tha Celibashi.

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll