Aktualitet

FOTO/ Grabitet statuja e "Tina Turner" në Durrës

Nuk dihet ende se kush e ka shkulur dhe rrëmbyer statujën, ndërsa dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur gjatë natës së kaluar. Pritet që policia të zbardhë ngjarjen dhe të vendosë para përgjegjësisë autorët. 

7 Mars 2025, 08:02 Nga B.Z
FOTO/ Grabitet statuja e "Tina Turner" në Durrës
Statujat

DURRËS - Një statujë e ngritur kohë më parë në shëtitoren Taulantia të Durrësit, është zhdukur. Bëhet fjalë për statujën e këngëtares së zhanerit të rokut, Tina Turner, e cila ishte ndërtuar në një kompleks të artit urban në këtë qytet, bashkë me tre ikona të tjera të muzikës: John Lennon, Bob Dylan dhe Jim Morrison.

Nuk dihet ende se kush e ka shkulur dhe rrëmbyer statujën, ndërsa dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur gjatë natës së kaluar. Pritet që policia të zbardhë ngjarjen dhe të vendosë para përgjegjësisë autorët. 

Kjo nuk është hera e parë që statuja e Tina Turner zhduket nga shëtitorja. Në vjeshtën e vitit 2022, ajo u dëmtua kur një fëmijë u var te krahët e saj, duke shkaktuar thyerjen e statujës së cilës i mbeti vetëm pjesa e këmbëve

statuje tina turner

Sondazh

Poll